“Besën e babës s’e thej derisa të vdes”: La gjithçka për të marrë hakun e babës,17-vjeçari që u kthye në vrasës

Vrasja e babait në vitin 2009, ka shtyrë 17-vjeçarin Floianit Përvathin të vriste me armë zjarri 62-vjeçarin Lekë Lekëgjonaj. Ky krim tronditi Lezhën të hënë në mesditë, por detajet që dolën më pas i shtuan ngjarjes nuanca akoma më të rënda. Ishte viti 2009, kur i ati i 17-vjeçarit, vritet pas një konflikti banal nga bashkëfshatari i tij.

Baby Boo

Në atë konflikt, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Florianit, që për 6 muaj e pa veten duke ecur me ndihmën e patericave. E ëma e djalit, nuk e duroi dot këtë dhimbje që i ndodhi dhe vrau veten pak minuta pasi ndodhi krimi. I mbetur jetim, Floriani, motrat e vëllezërit e tij do të rriteshin nga gjyshërit.

Në atë vrasje, i pranishëm ka qenë edhe 17-vjeçari.

Ai duket se nuk do e fshihte kurrë atë ngjarje nga sytë, e 13 vite më vonë, zgjodhi të merrte hak. Nuk u hakmor ndaj personit që i vrau të atin, por ndaj vëllait të këtij të fundit. Nga një kërkim të thjeshtë në llogarinë e tij në rrjete sociale, i riu shihet se ka pasion pikturën dhe këngën. Në postimet e publikuara ai shfaq foto nga vizatime të realizuara nga vetë ai, ku dukshëm shihet se talenti është evident.

“Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”.

Ky është një nga postimet që Floriani publikonte. Ai publikonte gjithashtu edhe këngë të ndryshme, mesazhi i të cilave ishte si më poshtë:

‘S’jam ai tipi që e pi, s’jam ai tipi që e shes besën që ia kam dhënë babës nuk e thej deri sa të vdes. E nëse vdes diku qaty në Mercedes se dreqi më tha në ondërr ke me vdek. I ri ia nisa t’u kesh thash moti e di kur des mos qaj. Po falendero Zotin që njëherë unë ekzistova”.

Në postimet e tjera i mituri shihet teksa udhëton me makinë dhe shfaqet në shoqërinë e miqve të tij.

Ndërkaq, kryetari i misionit të pajtimit të gjaqeve në Lezhë, Pjetër Gjoka, tha se i njeh shumë mirë dy familjet ndërsa kujton zanafillën e krimit. Sipas tij, Floriani në kohën që iu vra babai ishte diku te 4-5 vjeç, ndërsa shton se ai ka mbajtur të zgjuar ndjenjën e hakmarrjes ndaj vrasësit të babait të tij. Mes të tjerash pajtuesi i gjakut vë gishtin akuzues te drejtësia, pasi sipas tij vrasësi i babait të 17-vjeçarit u dënua me pak vite burg, ndërsa më pas iku jashtë shtetit.

“Kam njohur edhe Lekë Lekgjonaj. Më kanë ardhur te zyra që të ndërhynim që situata të qetësohej. Vrasja e babait të autorit në vitin 2009 ndodhi për çështje banale, ordinere, por për ngatërresa të çastit për bagëti dhe më pas ndodhi gjëma. E ka lënë këtë fëmijë dhe një djalë tjetër, dhe gruan. Më pas shumë shpejt, gruaja e tij u vetëvra me helm. Këta dy fëmijë mbetën jetimë. Floriani në atë kohë ka qenë 4-5 veç. Është për të nxjerrë mësim se si një fëmijë 5-vjeç kur është bërë vrasja, e ka përjetuar sigurisht humbjen e dy prindërve që në atë moshë. Ai është gatuar me këtë gjë, me humbjen e të dy prindërve, që erdhi deri sot që me gjakftohtësi të kryente këtë krim. Ai nuk ka bërë tentativë. Ka qenë krejt koshient për atë që ka kryer. Mosha e re bën punën e vetë.

Për koiçidencë Leka u vra në vendin e vëllait të autorit të vrasjes. Te shtëpia e tij, në oborrin e tij. Disa media thonë se kanë qenë pajtuar. Jo nuk është e vërtetë. Ne kemi ndërhyrë me ato mundësi që kemi pasur, pasi s’ka pasur palë. Fëmijët ishin të vegjël, bashkëshortja u vetëvra dhe s’kishim me kë komunikonim. Pas 4-5 ditësh kur ndodhi ngjarja, më tha se çfarë të bëj unë; i thash ki kujdes se ngjarja është e rëndë. I ndjeri më thoshte; skam faj, s’kam pse druaj. Por ç’e do, nuk funksione gjërat kështu. E kam takuar para nja dy muajsh. S’kishte shqetësim.Vëllai i viktimës së sotme, ka mbaruar dënimin, 4-5 vite burg. Ai ndodhet jashtë shtetit. S’kishte mundësi që të merrte kush përsipër që të bëhej pajtimi. Deri në moment që ndodhi, askush se ka pritur.

As nga familja e viktimës sot as nga ata të autorit. Është çudi e madhe se si ka mundësi që një adoleshent të ruaj kaq të freskët dhe me mllef atë ngjarje. Gjakmarrja është fenomen i vjetërsuar, por ja që dhe të rinjtë e vuajnë, është plagë e rëndë. Organet e drejtësisë deri tani kanë qenë pjesë e këtij fenomeni. Pasi ndëshkimi nga shteti duhet të jetë maksimal. Shpresoj që ky problem dhe probleme të ligjit për gjakmarrjet, shteti i ka forcuar shumë. Nëse bëhet një vrasje me paramendim, dënohet me të paktën 25 vite burg”, e mbylli fjalën e tij Gjoka.