Besar Durmishi: Lëvizja BESA është e hapur për të gjitha partitë politike që synojnë ndërrimin e pushtetit qendror


Lëvizja BESA si parti opozitare është e hapur për të gjitha partitë politike që kanë si synim ndërrimin e pushtetit qendror.

Këtë e theksoi anëtari i kryesisë qendrore të kësaj partie dhe kryetar i këshillit komunal të Tetovës, Besar Durmishi.

“Është normale që të ketë një bashkëpunim me të gjithë ata faktorë apo të gjitha subjektet që janë në opozitë apo e ndjejnë atë. Është normale të ketë koalicione të ndryshme. Nuk do të thotë se është bërë koalicion as me Alternativën, as me ndonjë subjekt tjetër politik. Të gjitha subjektet politike synojnë që në procesin zgjedhor që do të vijë shumë shpejt, pra në zgjedhjet qendrore, të maksimizojnë elektoratin dhe ta realizojnë planin apo platformën me ardhjen në pushtet. Është normale që të ketë koalicione apo negociata të tilla me të gjitha subjektet, jo vetëm me Alternativën, por me të gjitha subjektet politike”, theksoi Durmishi.

Nga ana tjetër, Kryesia Qendrore e partisë politike Alternativa sonte do të mbajë një takim, ku pritet të diskutohet për bashkëpunim me Lëvizjen Besa.

“Kryesia Qendrore e Alternativës do të mblidhet në mbrëmje dhe do të diskutojë hapat e ardhshëm të bashkëpunimit me Lëvizjen Besa. Kontaktet e para japin shpresë se bashkëpunimi i parë do të jetë brenda Kuvendit, ndërsa për detajet do t’ju informojmë pas takimit”, deklaruan nga Alternativa.

Në shkurt të këtij viti, Alternativa vendosi të largohet nga koalicioni qeveritar, pasi Aleanca për Shqiptarët mori vendim për përfshirje në Qeveri.

Baby Boo