Besa Trans do të vazhdoj të organizoj udhëtime turistike


Agjencia turistike “Besa Trans”, autobusi i së cilës u dogj në Bullgari gjatë kthimit nga Stambolli, ku humbën jetën 45 shtetas nga janari i vitit të ardhshëm do të vazhdoj me organizimin e tureve turistike.

Këtë e bën të ditur TV24, duke shtuar se ditë më parë kanë marrë në telefon agjencinë dhe nga atje i është thënë se turet drejt Stambollit vazhdojnë që nga janari, por ende nuk kanë data të sakta për ekskursionet që do të organizojnë.
Në aksidentin e autobusit në Bullgari më 23 nëntor humbën jetën 45 veta, që po ktheheshin nga një ekskursion në Stamboll, organizuar nga kjo agjenci.

Inspektorët e transportit, gati tre javë pas fatkeqësisë, nuk arritën të bënin kontroll urgjent në agjencinë Besa Trans, e cila po transportonte pasagjerë, pasi pronari nuk ishte i kapshëm. Por, drejtori i Inspektoratit të Transportit, Rufat Huseini theksoi sot për TV 24 se agjencisë i kanë dorëzuar një shkresë me shkrim me datën dhe orën e inspektimit./TV24

Baby Boo