BESA nuk pajtohet me qendrimin e Zaev, ja çfarë thotë Hoxha


Kryeministri Zoran Zaev, në një postim në facebook, tha një ditë më herët se Qeveria e tij e mbështet paradën e sotme të komunitetit LGBTI në Shkup. Por nuk është në një linjë me të ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Arjanit Hoxha. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vlerat e familjes janë gjithçka.
Si prind, nuk kam argumente që tre fëmijëvë të mij t’ju gjej arsye për të shpjeguar se çfarë krenarie promovohet në paradat që paralajmërohen është shprehur ministri Hoxha.

Ky është postimi i plotë i tij:
Mënyra e jetës është shumë individuale dhe gjithëkush ka të drejtë të jetoj si dëshiron. Kjo është demokracia. Por, vlerat e familjes janë mbi gjithçka. Ato janë bazë për ndërtimin e një të ardhme të shëndoshë.

Si prind, nuk kam argumente që tre fëmijëvë të mij t’ju gjej arsye për të shpjeguar se çfarë krenarie promovohet në paradat që paralajmërohen.
E respektoj dhe çmoj lirinë po aq sa respektoj edhe mendimet ndryshe për tema të caktuara, mirëpo për mua si person publik dhe përfaqësues politik i Lëvizjes BESA në Qeveri, institucioni familje dhe vlera morale dhe tradicionale për atë se çka paraqet familja është diçka e shenjtë!

Baby Boo