BESA në koalicion me LSDM, PDSH-RDK apo edhe BDI, Kasami sqaron gjithçka

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në intervistën për T7 ka folur edhe për koalicionimet e tjera të mundshme me partitë e tjera politike. Ai ka sqaruar zërat se a do të ketë koalicionim me PDSH – RDK, koalicionim me LSDM apo edhe koalicionimi me BDI.

Sigma Doors

Duke folur për ofertën për koalicionim me PDSH dhe RDK, Kasami u përgjigj “pa dashur të nënvlerësoj askënd. Cdokush ka të drejtë legijtime të dal në zgjedhje dhe të bëj oferta për bashkëpunim. Përvoja e zgjedhjeve 2016 tregoi relevancën e disa subjekteve politike. Nuk vlerësoj se ka ndonjë zhvillim të ri dramatik në skenën politike që të ketë ndryshim më të theksuar për tu marrë më seriozisht këto subjekte që i përmendet”. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me LSDM, Kasami tha se nuk ka ndonjë komunikim apo ofertë.

“Sa i përket bashkëpunimit me LSDM për hir të opinionit nuk kemi ndonjë komunikim apo ofertë konkrete. Lëvizja BESA i merrë vendimet në organet partiake, në kuvendin qendror. Kam thënë që po të ketë ndonjë ofertë serioze, ne do ta shqyrtojmë në organet partiake dhe do ta informojmë opinionin.”, theksoi Kasami, duke shtuar se parësore do të jetë platforma e Lëvizjes BESA.

Ai ka mohuar bashkëpunim me BDI dhe se nuk ka asnjë komunikim me këtë parti. “Sa i përket një bashkëpunimi eventual me BDI, unë nuk do të jem serioz që të them si disa eksponentë që thonin “më mirë i vdekur se sa me BDI”, sepse jemi politikanë dhe për interes të zhvillimeve politike dhe shqiptarëve jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha partitë politike, kjo tregoi edhe kur e nënshkruam marrëveshjen me partitë shqiptare nën patronatin e kryeministrit Edi Rama.

Përsëri nëse është në interes kombëtar do të jemi të të gatshëm të ulemi me partitë shqiptare. Por për interes të qytetarëve dhe opinionit Nuk ka asnjë lloj komunikimi dhe nuk do të ketë bashkëpunim parazgjedhor mes Lëvizjes BESA dhe BDI, sepse ne jemi në skenën politik si rezultat i BDI-së dhe dëshpërimit shqiptar nga qeverisja e kësaj partie.”, theksoi Kasami. Sipas tij, Lëvizja BESA do të jetë një faktor i rëndësishëm në Qeverinë e ardhshme.