Besa, “fshesë” për të kujtuar premtimet e Zaevit


Një grup të rinjësh, përfaqësues të Lëvizjes Besa dorëzuan para qeverisë fshesë e cila simbolikisht propozon premtimin e kryeministrit për pastrime në kabinetin e tij dhe në radhët e pushtetit por se, sipas tyre, nuk u përmbushën pritshmëritë e opinionit. Ata thonë se mos-ndryshimi i më shumë ministrave është një tregues tjetër që kjo qeveri duhet të bie.

Për fat të keq, pas këtij rikonstruimi kozmetik ku po bëhet riciklimi i kuadrove të dështuara duke I shpërblyer me poste ministrash ata politikanë që dështuan plotësisht në dikasteret e tyre, përfundimisht vërtetohet për të satën herë se kjo qeveri duhet të bie sa më shpejtë dhe të mos marrë në qafë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Z. kryeministër, pasi që ju vetë nuk arritët të ëprdorni fshesën që vetë e paralajmëruat, ne po ua sjellim para qeverisë bishtin e fshesës që ju ta keni si kujtim dhe në seancat qeveritare së paku t’ua jepni në përdorim ministrave që nuk u dëgjohet zëri dhe që nuk e dinë se për çka janë në kabinetin tuaj. – theksoi Liridon Useini, kryetar i forumit rinor të Lëvizjes Besa