BESA e Kasamit definitivisht sot vendosi ti ndërpret bisedimet për hyrje në qeveri.


Partia Besa e krahut të Bilall Kasamit sot dhe definitivisht vendosi ti ndërpresë bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev për t’u bashkuar me koalicionin qeveritar. Kjo u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm Arianit Hoxha për Plusinfo.mk, transmeton Pa Censurë.

Nga partia Besa e Kasamit deklarojne se po ndërpresin bisedimet për hyrje në qeveri për shkak të qëndrimit joserioz të kryeministrit Zoran Zaev dhe, sipas tyre, kjo është një konfirmim tjetër se për qeverinë e Zaevit më të rëndësishme  janë ndryshimet teknike se sa ndryshimeve thelbësore.

Si një arsye e dytë e rëndësishme, nga Besa thuhet se një pjesë e qeverisë së tanishme (duke aluduar në BDI) është pjesë e regjimit të Nikola Gruevskit./Pa Censurë

Baby Boo