Besa e Gashit merr Ministrinë e Kulturës, negociatat Zaev-Kasami afër dështimit!


ryeministri Zoran Zaev është afër finalizimit të negociatave me Lëvizjen Besa të Afrim Gashit për koalicion qeveritar, kanë thënë burime partiake për Plusinfo. Sipas këtyre burimeve, Besa e Gashit do të udheheqë Ministrinë e Kulturës, kurse si kandidat më serioz për këtë post përmendet ish deputeti Zeqirja Ibrahimi, transmeton Gazeta Lajm. Nga Lëvizja Besa për Gazetën Lajm konfirmojnë se arsimi dhe kultura janë dy postet më serioze që mund t’i marin (njërin prej tyre), por theksojnë se deri tani nuk është caktuar ndonjë emër konkret si kandidat i mundshëm.

Nga ana tjetër negociatat mes kryeministrit Zaev me Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit janë afër dështimit. Shkak për krizën në negociata është kërkesa e krahut të Kasamit që të udheheqë një ministri me resor, deri sa Zaev ua ka ofruar postin të zv/ministrit të transportit dhe lidhjeve. Për shkak të mungesës së një oferte tjetër dhe vonimit të negociatave, nga Besa e Kasamit është paralajmëruar mundësia për ndërprejen e tyre.

Baby Boo