BESA: Aktivizimi i komitëve për të s ulmuar shqiptarët, është fenomen shqetësues në këtë periudhë


Lëvizja BESA dënon ashpër sjelljen huligane të Komitëve që ndodhi sonte në Shkup, ndaj disa shtetas të Republikës së Kosovës. Kërkojmë urgjentisht që MPB-ja të marrë masat konkrete dhe të dyshuarit të dërgohen aty ku e ka vendin.

Nëse edhe ky rast përfundon vetëm me vërejtje dhe marrjen në pyetje të huliganëve, atëherë do të konfirmohet qartë se kjo nuk është asgjë tjetër por vetëm një lojë e LSDM dhe BDI për të inskenuar raste të këtilla, me qëllim përçarjen e qytetarëve dhe përfitimin e pikëve politike me nacionalizëm, por gjithëmon duke pësuar shqiptarët.

Skenare të tilla kundër shqiptarëve, kanë ndodhur edhe gjatë qeverisjes VMRO-BDI dhe tani po përsëritet edhe në qeverisjen LSDM-BDI. Nëse ky pushtet nuk do e ndëshkoj këtë huliganizëm, atëherë kjo nënkupton që e mbështet atë. Përgjigjia më e mirë ndaj kësaj qeveria do të vijë me 12 prill.

Baby Boo