Bes Kallaku: Angazhova roje Xhensilës, doja ta dija me kë po takohet


Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet e preferuara të publikut shqiptar. Dashuria e tyre ka lindur shumë vite më parë, në kohën kur Xhensila ndiqte ende shkollën në “Liceun Artistik”.

Asokohe Besi arriti ta bënte shumë shpejt për vete Xhensilën dhe në fakt ai duket se ka pasur shumë informacione në lidhje me dashurinë e tij të jetës.

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për “Dita e 8” në “Top Albania Radio”, Besi zbuloi disa detaje që nuk i kemi ditur nga marrëdhënia e tij me Xhensilën. Ai rrëfeu se për herë të parë e ka takuar Xhensilën me nënën e saj dhe ka qenë dashuri me shikim të parë. Besi tregoi me nota humori se bëri çmos për t’i gjetur numrin e telefonit, por kur e telefonoi atë i doli nëna e këngëtares. Më pas, ai zbuloi se në fillim të lidhjes i kishte vendosur Xhensilës “një roje” në mënyrë që të merrte informacione rreth saj.

Baby Boo