Bërnz: Janë ndërmarrë masa mbrojtëse që qytetarët ta realizojnë të drejtën e tyre të votës


Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz deklaroi se nuk mund të thuhet sa do të jetë jehona e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në kushte të pandemisë por shpreson se marrja e masave mbrojtëse nga ana e autoriteteve si dhe ndihma e dhuruar amerikane për sigurimin e mjeteve mbrojtëse do t’i inkurajojë qytetarët të dalin dhe ta realizojnë të drejtën e tyre në ditën e zgjedhjeve.

“Do të duhet të shohim si do të jetë jehona e votuesve. Si të gjithë të tjerët jemi të inkurajuar nga masat për mbrojtje të cilat janë ndërmarrë nga komunikimi i shkëlqyer i cili është ndërmarrë nga ana e Qeverisë për t’i inkurajuar votuesit që të dalin dhe ta realizojnë të drejtën e tyre demokratike të votës dhe përzgjedhjen ta bëjnë në mënyrë të sigurt dhe në mjedis të shëndetshëm. Shpresojmë se kjo do të jetë situatë në ditën e zgjedhjeve për të cilat votimi tani më ka filluar sot dhe do të duhet të presim dhe të shohim.

Por të përsëris jemi krenarë që kemi mundur të ndihmojmë përmes sigurimit të kësaj pajisje dhe shpresojmë se kjo do t’u ndihmojë qytetarëve të kenë besim në këto masa shtesë” ka thënë ambasadorja Bërnz në pyetje të gazetarëve pas ndarjes së donacionit për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve e cila është përbërë nga mjete për dezinfektim dhe maska mbrojtëse.

Baby Boo