Bërns për ak*sidentin në Bullgari: “Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre”


Ambasadorja e SHBA-së në vend Kejt Meri Bërns shprehu ngushëllimet e saj për vi*ktimat e a*ksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë vonë në Bullgari.
“Në emër të Ambasadës Amerikane, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe mbështetjen tonë për të lënduarit, si dhe për ata që u thyen zemra kur morën vesh për këtë ngjarje tr*agjike.

“Mendimet tona janë me ju në këto kohë të vështira”, shkroi ambasadori Burns në Twitter.
Në të njëjtën kohë edhe Ambasada Amerikane në Sofje shprehu ngushëllimet e saj për familjet e vi*ktimave.
“Ne në Ambasadën Amerikane e morëm me pikëllim lajmin për ak*sidentin e autobusit në afërsi të fshatit Bosnek. Mendimet tona janë me vi*ktimat dhe familjet e tyre dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Sofje.

Baby Boo