Bërnabiq: “Serbia ka qëndrim të qartë! Sanksionet nuk do ta ndalin lu*ftën Rusi-Ukrainë”


Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se vendi i saj nuk beson se sanksionet do të ndihmojnë në përfundimin e lu*ftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Ne kemi një qëndrim të qartë dhe të veçantë. Kemi respektuar tashmë të gjitha deklaratat e BE-së në lidhje me shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por ne nuk i jemi bashkuar vendosjes së sanksioneve kundër Federatës Ruse. Ne nuk mendojmë se politika e sanksioneve është një politikë që do të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit, sepse i kemi kaluar tashmë sanksionet dhe besojmë se deklarata të tilla prekin njerëzit e zakonshëm”, tha Bërnabiq në një konferencë shtypi së bashku me kancelarin austriak Karl Nehamer i cili mbërriti për bisedime në Beograd.

Ndërkaq, Nehamer tha se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe theksoi nevojën për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai vuri në dukje se është e rëndësishme që BE-ja të përcaktohej qartë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë se ato i përkasin Evropës.

Baby Boo