Berlin: Albioni nga Prishtina u ofron pica falas gjermanëve të pastrehë


Në mes të acarit të dimrit, kur nuk ke strehë ku të ngrohesh, të vjen dikush dhe të ofron një pica falas! Ndjenja që të ngjall një bamirësi si kjo nuk mund të përshkruhet. Këtë po e bëjnë babë e bir, Nasko dhe Albion Visoka, pronarë të një picerie në Berlin, shkruan berliner Zeitung.

“Kaq shumë humanitet në ftohtësinë kaq johumane! Lokali i tyre është shumë i vogël, por prandaj zemrat e tyre janë të mëdha. Drejtuesit e picerisë “Ceeser`s” në Berlin-Steglitz u sjellin gjatë dimrit pica dhe çaj të ngrohtë të pastreheve në afërsi. Këta janë heronjtë e vërtetë të liferimit të Berlinit .

Pronari i lokalit, Albion Visoka, 31 vjeçar thotë se, thjesht, dëshiron të bëjë mirë, transmeton albinfo.ch.

“Njerëzit në këto temperatura kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë besoj se mund të motivoj shumë të tjerë që të më ndjekin”, thotë ai. Vetë Albioni si fëmijë ka ardhur në vitin 1997 me familjen në Gjemrani. Babai i tij Nasko Visoka (60 vjeçar) është një pjekës i pasionuar i picave në “Ceeser`s”, ndërsa familja, një ekip i koordinuar mirë.

Baby Boo