Berishës i thyhet paswordi, disa orë pasi u emërua koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike


Zafir Berisha i cili është zëvendësministër është emëruar sot edhe në pozitën e koordinatorit nacional nga Ministri i Punëve të Brendshme, por pa kaluar shumë kohë nga ky emrim, atij i është thyer paswordi i Facebook’ut.

Katër persona janë emëruar sot në pozitën e koordinatorëve nacional nga Ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa një pozitë mjaftë të rëndësishme është meruar Zafir Berisha.

Por nuk ka kaluar shumë kohë nga ky emërim që ka shumë rëndësi në fushën e sigurisë kibernetike, atij i është thyer paswordi i rrjetit social Facebook.

Ndërsa lajmi për emërimin e tij në këtë pozitë është bërë e ditur nga MPB’ja përmes një njoftimi për media.

Berisha tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike..

Baby Boo