Berisha u përgjigjet akuzave të Thaçit


Mes Sali Berishës dhe Hashim Thaçit pak ditë më parë u konsumua një përplasje e paprecedentë mes dy politikanëve shqiptarë të ndarë nga kufiri Kosovë-Shqipëri.

Përgjigjja e Berishës ndaj etiketimeve të Hashim Thaçit nuk ka vonuar. Në një interviste të Radio Televizionit Dukagjini, Berisha e ka quajtur mjerim situatën ku gjendet Thaçi.

“Nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lënat e kuzhinës së Beogradit. Sot, që diskutohen kufijtë e Kosovës, e para gjë që më vjen në mendje, faqet me të errëta të historisë sonë kombëtare, i kemi shkruar vetë ne shqiptarët.”

Reagimi i fortë i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, erdhi kur ish-kryeministri Sali Berisha u takua me politikanet e Luginës së Preshevës, të cilëve iu kërkoi të mos pranojnë të përdoren si plaçkë tregu e Serbisë, që historikisht kishte synuar t’i përdorë për shkëmbim territoresh. Berisha tha se Kosova nuk i ka asnjë pëllembë toke borxh Serbisë dhe se e kundërta ishte e vërtetë, por reagimi i Hashim Thaçit ishte tepër i ashpër.

“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike. Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës. Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, tha Thaçi.

Të nesërmen e këtij reagimi Thaçi bëri një tërheqje duke fajësuar mediat për përplasjen me Berishën, por siç duket ky i fundit nuk e ka besuar. “Anjë proces gjyqësor nuk ekziston ndaj asnjë luftëtari të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Baby Boo