Berisha: U bashkuam me BDI-në për të mos lejuar Serbinë e dytë në Ballkan


-Në momente të rëndësishme historike kemi qenë gjithnjë që kemi votuar ligjet të rëndësishme që kanë qenë pro-shqiptarëve edhe nga opozita, këtë e tha mes tjerash Vjollcë Berisha nga ASH-krahu i Selës, e pyetur në Daily Click për vendimin që të bashkëpunojnë me BDI-në në kuadër të Frontit Europian. Berisha thotë se ka çështje që tejkalojnë politikën ditore.

“Nuk është absolutisht sihariq që ne kemi pranuar që të bashkëpunojmë me partinë e z. Ahmetit tani, sepse kemi pranuar edhe para një viti të hyjmë në Qeveri, sepse nuk kemi dashur që të ketë një Serbi të dytë në Ballkan siç dukeshin rrethanat që do të ndodhte me rënien e Qeverisë”, tha Berisha.

Baby Boo