Berisha: Rama korruptoi njeriun më të rëndësishëm të sigurisë së SHBA-ve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka korruptuar njeriun më të rëndësishëm të sigurisë së SHBA-ve dhe e përdori atë si killer kundër opozitës.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi për 32-vjetorin e themelimit të PD-së së Vorës, ku në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i PL-së, Ilir Meta.

Ai ftoi qytetarët që të ngrihen dhe të rrëzojnë qeverinë e kryeministrit Rama një orë e më parë, pasi sipas tij ajo është burimi i të gjitha të këqijave për vendin.

“Kemi një kryeministër që ka 60 fishuar importet me Kolumbinë dhe ka ndërtuar në qendër të Europës shtetin e drogës. Me firmën që vendosi sot, Rama u grabit shqiptarëve pronën më të shtrentë që kanë, Portin e Durrësit. Ne nuk mund të pranojmë kurrë një kryeministër që me klanin e tij të Amant Josifit u vjedhin 2 miliard euro qytetarëve europianë. I lejon vetes të korruptojë njeriun më të rëndësishëm të sigurisë të Shteteve të Bashkuara. Imagjinoni ju që ta përdorë atë si killer për opozitën. Nuk mundet ne të pranojmë këtë situatë.

Ndaj jemi këtu për një lëvizje të fuqishme që ka për qëllim fitoren e Indrit Hoxhës dhe të opozitës. Mos harroni që idealet tuaja, frymëzimi juaj, guximi juaj, është uragani i vërtetë për rrëzimin e ngrehinës që kemi përpara. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë nga pushteti. Ndaj ju ftoj juve që të betoheni në këtë sallë, në shtëpitë tuaja dhe kudo që jeni që do të ngriheni kundër një njeriu që s’ka norma dhe atdhe. Thërras çdo vajzë, çdo djalë, çdo njeri që të rrëzojmë Edi Ramën. Idealet tona nuk mposhten kurrë. Rroftë Vora, rroftë Shqipëria. Faleminderit”, u shpreh Berisha.