Berisha: Nuk ka një vit nga skandali i mungesës së sapunëve në shkolla, ndërkohë paralajmërohet digjitalizimi


“Ne nuk i kemi as një vjet për shembull prej skandalit të sapunit në shkollat tona, ndërkohë që po flasim për digjitalizim”, kështu e komentoi fillimisht paralajmërimin për digjitalizim të teksteve mësimore përfaqësuesja e Aleancës për Shqiptarët, Vjollcë Berisha.

Berisha tha se digjitalizimi dhe ndjekja e trendeve botërore është e nevojshme, por që Ministria e Arsimit po ngutet në realizimin e këtyre reformave.
“Çdo reformë që është bërë në formë të përshpejtuar, është lënë në gjysmë. Për 20 vjet janë bërë aq shpesh reforma, aq shpesh kemi tentuar të bëjmë reforma, dhe pastaj i kemi mbushur bodrumet e shkollave me fosile kompjuterësh. që i dinë të gjithë arsimtarët”, deklaroi Vjollcë Berisha, përfaqësuese e ASH-së.

Baby Boo