Berisha: Lulzim Bravën dhe AliBashën i ka kapur si skllevër Edi Rama, nuk kanë asgjë në moralin e tyre


Nga Mallakastra, kreu i PD-së Sali Berisha hodhi sërish akuza kundrejt Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashën duke i cilësuar ata si pengje të Edi Ramës.

Berisha: Ju keni dëgjuar për problemet që kemi brenda PD-së. Por tani gjithçka doli në dritën e diellit. U them një gjë këtu me sinqeritet. Duke parë veprimet e Lulzim Bravës dhe AliBashës, i kam thënë qindra herë vetes time; ku do shkonim ne dhe Shqipëria me këta njerëz. Por labirintet e shpirtit njerëzor askush nuk mund ti njoh. Personalisht unë jam njeri i besimit, i besoj njeriut dhe unë mendoj se nga besimi duhet të udhëhiqemi, por ai që shkel besimin shkel mbi veten e tij.

Çfarë ndodh? Edi Rama i ka kapur si skllevër ata. Ata mendojnë se ju nuk i shihni, se qytetarët shqiptarë nuk i shohin. Në historinë 32 vjeçare politike nuk ka patur kurrë, pengje, pengje siç janë Brava dhe Alibasha. Nuk kanë asgjë në moralin e tyre. I them dy fjalë këtij Kapllanpallatit, ja them këtu. E para njëherë Kapllan, po të ishe burrë dhe po të ndjeheshe i njëjtë me këta burra e gra që janë këtu dhe tjerë, vije dhe hyje në primare. Asnjë njeri nuk e pengoi. Hajde në primare, matu me Resmiun, matu me tjetrin e tjetrin me radhë. Ti nënshtrohemi vlerësimit dhe besimit tuaj.

Kjo ka marrë fund, kurrë më kryetari dhe kryesia nuk do të ju caktojë më ju, as deputetin as kryetarin e partisë, as kryetarin e bashkisë. Ua thashë, PD ka bërë gabime, por merita e saj është se i njeh gabimet, edhe nuk thotë nuk gaboj, ajo thotë gaboj do i korrigjoj. Kështu që ti Kapllan nuk erdhe, nuk të pengoi Sali Berisha, por të pengoi pallati ty. Se kur ti demokrat vjen e merr tender në pallatet që ua prishin me buldozerë qytetarëve, i nxjerrin me banda nga shtëpitë e tyre qytetarët, nga Erion Veliaj me shokë, ti bëhesh me ta, ti nuk ke punë me demokratët.

Baby Boo