Berisha flet pak para marrjes në pyetje, mesazhi nga SPAK: Jam këtu për të denoncuar Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë


Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK ku do të merret në pyetje si person nën hetim në lidhje me dosjen “Partizani”.

Në ambientet para SPAK ai është pritur me ovacione nga mbështetësit.

Berisha në fjalën për mediat, u shpreh se opozita do të fitojë dhe se ndodhet në SPAK për të denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe sipas tij “grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë”.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!
Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit.
Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, tha ai.

Baby Boo