Berisha: Fatos Klosi e vrau Ahmet Krasniqin


Për vrasjeen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish-kreu i qeverisë shqiptare, deklaron se organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi.

Z. Berisha, tashmë po bëhen 20 vite nga vrasjaa e Kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, ndërkohë që kjo vrasje nuk është zbardhur ende, nga kush mendoni se është vrarë kolonel Krasniqi, Kosova apo Shqipëria apo të dyja bashkërisht?

Sali Berisha: Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur. Pra organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja. E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasëës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia. Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë.

Si e komentoni mos zbardhjen e vrasjess së gazetarit Ali Uka, edhe kjo vrasje e kryer në Shqipëri nuk është zbardhur ende?

Sali Berisha: Gazetari Ali Uka mesa di unë është vrarëë në dhomën e tij, vrasjaa e tij tronditi thellë gazetarët e vendit dhe pati një proces gjyqësorë të cilin me duket e ndoqi familja e të ndjerit. Rrethanat dhe autorët e këtij krimi nuk dihen. Jam i sigurt se prokuroria politike shqiptare vetëm sa mund të ketë fshehur dhe prishur prova për të mos e zbardhur atë./PC

Baby Boo