Berisha: Edi Rama ka gisht në arratisjen e Gruevskit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e mbrëmshëm në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ edhe arratisjen e Nikolas Gruevskit nga Maqedonia në Shqipëri, Mal të Zi e më pas Serbi e Hungari.

Sipas ish-kryeministrit gisht në këtë arratisje ka edhe Edi Rama, pasi edhe ai është i përfshirë në të njëjtën vepër penale, të blerjes se një makine të blinduar.

‘A e dini se pse u dënua Gruevski? Sepse ka importuar një makinë të blinduar.

Kur unë erdha në pushtet, gjetëm një ‘Benz’ të blinduar të lënë nga Meta a Nano.

Por udhëheqësit e huaj kërkonin një makinë të blinduar. Edhe ne e blemë një makinë të blinduar për parkun e delegacioneve.

Ajo makinë nuk ka hyrë në kryeministri asnjëherë, përveç se me miq.

Edhe Edi Rama bleu një makinë identik si Gruevski’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Ilir Babaramo.

Baby Boo