Berisha dhe Basha thirren në Prokurori për protestën e 8 janarin

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Ish-kryeministri, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur në Prokurorinë e Shqipërisë ditën e nesërme që të merret në pyetje në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit.
Mësohet se një ftesë e tillë për paraqitje i është dorëzuar edhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Para dy ditësh Sali Berisha në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se është i gatshëm të shkojë në prokurori nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së që ndodhën ditën që ai kishte mbledhur protestuesit.

“Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”, tha ish-kryeministri. Ndryshe, Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, këtë të mërkurë.

Prokurori i çështjes deklaroi në sallë se brenda selisë së PD-së, nuk ishte gjetur asnjë gjë e paligjshme.
Seanca ishte e ndarë në dy pjesë, në fillim u zhvillua për protestuesit mbështetës të Sali Berishës, ndërsa më pas u zhvillua seanca e të arrestuarve që ishin në katin e dytë të selisë blu

Baby Boo