Berat Buzhala: Ma qef kisha pase me lype buke se me lype vota


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se është konsultuar për hapat që duhet ndërmarrë në “realitetin e ri të krijuar politik”, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.
Në një njoftim nga presidenca, thuhet se Thaçi po shqyrton mundësitë që me partitë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për nxjerrjen e vendit nga situata aktuale, por askund nuk përmenden zgjedhjet e reja, për të cilën janë deklaruar pro të gjitha partitë parlamentare.

Pas këtyre ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, Bera Buzhala në statusi e tijë në fejsbuk shprehet:”Tash nuk kane me u duru kandidatet per deputet. Ne bire te minit kane me na gjete. Mozomakeq sa shume ka me na ra me rrejt.

“Prej meje, nuk po du me ta bo qefin, ama 100 vota i ki te sigurta. Une me deshte me ta bo qefin te tham 1000, po 100 po te thom 100 i ki ne kuti”.

Oh breeeee, as hasmin mos e pafsha ne kete derexhe.

“Plot ma kane lype voten, ama ty kam me ta jep me krejt familje, plus do akraba cka i kam.”

Uhhhh. Dere m’dere. Ma qef kisha pase me lype buke se me lype vota”.

Baby Boo