BEOGRADI DO T’I KËRKOJË SHKUPIT EKSTRADIMIN E ISH-USHTARIT TË UÇK-SË NGA KOSOVA


Ministria e Drejtësisë  të Serbisë është njoftuar zyrtarisht se Tomor Morina, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arrestuar në Maqedoninë e Veriut sipas fletëarrestit të Serbisë. Nga kjo ministri, për Tanguj, kanë thënë se do të dorëzojnë kërkesë zyrtare që Morina të ekstradohet në Serbi. Me kërkesën për ekstradim do të parashtrohen edhe dokumentet e nevojshme për vendimin për esktradim. Ish-ushtari i UÇK-së pjesëmarrës në luftërat në Kosovë, Tomor Morina është arrestuar dje në vendkalimin kufitar të Bllacës. Nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar se Morina është arrestuar me kërkesë nga Serbia, për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dënuar ndalimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Maqedoninë e Veriut. Jetlir Zyberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në rrjetin social Facebook thekson se ky është një tjetër shembull i keqpërdorimit politik nga Serbia. Morina ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës.

Baby Boo