Beograd: Privohet nga liria 54 vjeçari nga Maqedonia, ju gjet heroinë




Policia serbe në Beograd ka privuar nga liria një 54-vjeçar shtetas të Maqedonisë në makinën e të cilit janë gjetur mbi 4 kilogram heroin.

Ai është marrë nga policia së bashku me një shtetas të Ukrainës, me të cilin kanë qenë bashkë në një makinë audi a-6 me targa të Rumanisë.
Siç bën të ditur MPB e Serbisë, droga është gjetur në pjesën e brendshme të rrotave të makinës.

Siç kumrojnë nga policia serbe, droga është gjetur në veturën e tyre.

Të dyshuarve u është përcaktuar masë paraburgimi prej 48 orëve, me padi penale do të nxirren para Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit.



Baby Boo