BENZI PËRPLASET ME AUDIN NË RROGOZHINË, PLAGOSEN DHE DY TË MITUR


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ne rrugën Rrogozhinë-Peqin.

Mësohet se 53 vjeçari me inicialet F.SH duke drejtuar mjetin tip Benz ka përplasur mjetin tjetër tip Audi A3 që drejtohej nga 37 vjeçari me inicialet D.K, ku për pasojë janë plagosur pasagjerët E.K 30 vjeç dhe dy të mitur, D.K e T.K respektivisht 11 dhe 8 vjeç.

Materialeet janë referuar në Gjykatën e Kavajës për drejtuesin e Benzit, ndërsa të plagosurit pas mjekimit në spital janë larguar për në banesë.

KOMISARIATI I POLICISË KAVAJË:

Më datë 05. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin F. Sh., vjeç 53, banues në Rrogozhinë, pasi në aksin rrugor Rrogozhinë – Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Audi A3”, me drejtues D. K., vjeç 37, për pasojë është dëmtuar pasagjerët E. K., vjeç 30, të miturit me iniciale D. K., dhe T. K., vjeç 11 e 8, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Baby Boo