BËNIN ‘NAMIN’ ME VJEDHJE NË ITALI, ARRESTOHEN 4 TË RINJ SHQIPTARË TË DËNUAR PËR TENTATIVË VRASJE (EMRAT)


Policia italiane ka shkatërruar një bandë hajdutësh shqiptarë prej katër personash, të cilët akuzohen për vjedhjen e dhjetra apartamenteve.

Në pranga u vunë Klodian Illi 20 vjeç, Klevjan Musaku 19 vjeç, Kreshnik Ku 31 vjeç si dhe Xhoni Cani 19 vjeç. Aksioni në fjalë u krye nga policia e Bolonjës.

Sipas policisë tre prej anëtarëve të grupit ishin dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, pasi plagosën me thikë dy të mitur në Piazza Nettuno.

Por 3 muaj para arrestimit për plagosjen, ata kishin grabitur shtatë apartamente dhe ka dyshime në lidhje me 17 të tjera.

Në shënjestër të tyre ishin apartamentet në katin përdhes dhe atë të parë.

Vlera e çdo vjedhje të kryer prej tyre shkonte në mijëra euro, në një rast edhe 20 mijë euro.

Baby Boo