Belgjika fantastike, Brazili me “një këmbë” jashtë Botërorit


Ka përfunduar pjesa e parë e çerekfinales së dytë të botërorit “Rusi 2018”, mes Brazilit dhe Belgjikës, me fitoren 0-2 të këtyre të fundit.

Skuadra e Roberto Martinezit u mbrojt mjaft mirë dhe kundërsulmoi disa herë rrezikshëm, duke arritur të dërgojë dy herë topin në rrjetë. Fillimisht ishte nëj autogol i pafat i Fernandinhos, pas nëj devijimi të topit në zonë nga ana e mbrojtësit belg, Vincent Kompany.

Më pas shënoi Kevin De Bruyne, një gol mjaft të bukur nga distanca, pas një kundërsulmi të shpejtë të belgëve. Nga an tjetër, Brazili pati disa mundësi të mira shënimi, por fati dhe portieri Courtois, nuk lejuan që topi të përfundojë në rrjetën e Blegjikës.

45-minutëshin e dytë djemtë e trajnerit Tite do të duhet të bëjnë një mrekulli, për të arritur të paktën barazimin dhe për të çuar takimin në shtesë. Kujtojmë që skuadra që do të kualifikohet në këtë sfidë, do të përballet në gjysmëfinale me Francën e Didier Deschamps.

Baby Boo