Belgjika dhe Holanda dëbojnë diplomatë rus


Belgjika dëbon 21 diplomatë rus për shkak të gjoja spiunimit dhe paraqitjes së kërcënimit për sigurinë, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme. Diplomatët rus janë nga ambasada e Moskës në Bruksel dhe konsullata në Antverpen.

“Të gjithë kanë qenë të akredituar si diplomatë, por kanë punuar në operacione për spiunim dhe ndikim”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë.
Ministria holandeze e Punëve të Jashtme, gjithashtu sot ka dëbuar 17 punonjës të Inteligjencës ruse, të cilët kanë qenë të akredituar si diplomatë, në bazë të informacioneve nga shërbimet vetanake të sigurisë, kumtoi MPJ-ja holandeze.

Baby Boo