Bekteshi ua “djeg” lojën deputetëve të VMRO-së


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ua “djeg” përsëri lojën deputetëve të VMRO-së, lidhur me propagandën e tyre të ulët në lidhje me çmimin e energjisë elektrike në vend. Sikurse 6 muaj më parë kur deklaronin deputet të VMRO-së, se çmimi i rrymës do të rritet për 30,40,50%, e që në fakt nuk u rrit as për 10%, edhe tani ata kanë vazhduar në të njejtën mënyrë, duke ngritur panik të panevojshëm tek qytetarët për çmimin e rrymës.

Mirëpo, çmimet e reja të cilat do të jenë në fuqi nga data 1 korrik 2022, janë dimenzionuar në mënyrë të shkallëzuar sipas blloqeve, kështu që ata që shpenzojnë më pak energji elektrike do të paguajnë çmim më të ulët, për dallim të atyre që do të paguajnë më shumë për shkak të konsumit më të lartë. Dhe, ministri Bekteshi këtë dështim të VMRO-së, e ka quajtur si argëtues duke pyetur se vallë a do të ia qëllojnë çmimit të rrymes përfundimisht deputetët e VMRO-së.

Baby Boo