Bekteshi të premten do të takohet me ministrin e Tregtisë të Kosovës Hasani


Pas përfundimeve të mbledhjes së sotme për doganat e Kosovës në Beograd, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se do të ketë mbledhje me kolegun e tij Bajram Hasani të premten, më 27 korrik.

Qeveria e Kosovës mbrëmë solli vendim për tërheqje të masave, por në atë vendim nuk ishin domatet, specat, mollat, dardhat, kumbullat dhe rrushi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në emër të bashkëpunimit të suksesshëm të tregtisë dhe Ekonomisë me Republikën e Kosovës, shpresoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët me kolegun tim nga Kosova, dhe se takimi do të dal me zgjdhje që do të jetë në interes të të gjithëve. Jam i bindur se kemi qëllim të përbashkët, dhe ajo është lehtësimi i tregtisë në Ballkanin Perëndimor, në pajtim me rregullat e CEFTA, marrëveshjen dhe principet e tregtisë së lirë”, tha Bekteshi.

Një nga përfundimet e takimi të Ministrave të Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës dhe Herzegovinës dhe Malit të Zi ishte se çdo vend mund të vendos kundërmasa, nëse Kosova në kohë të shkurtë nuk largon barrierat për tregti të lirë. Ministrat sollën vendim për formimin e një trupi operativ, me qëllim të pengimit dhe zgjidhjen e problemeve të ardhshme për tregti të lirë në rajon. Ata thanë se janë kundër fillimit të luftërave doganore mes vendeve të rajonit./Telegrafi

Baby Boo