Bekteshi: “Strategjia për Specializim Inteligjent është parakusht për shfrytëzimin e fondeve strukturore të BE”


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një dalje për mediat ku u prezantua Strategjia për Specializim Intelegjent theksoi se kjo strategji është parakusht për shfrytëzimin e fondeve strukurore të Bashkimit Evropian. Ministri Bekteshi ndër të tjera potencoi se Strategjia e Specializimit Intelegjent në shumë vende evropiane po jep efekte pozitive, duke shtuar se edhe Maqedonia e Veriut ka kapacitete për të përgatitur një dokument të tillë dhe për të implementuar atë në tërësi.

“Strategjia për Specializim Inteligjent është një parakusht për shfrytëzimin e fondeve strukturore të BE-së, të cilat do të nënkuptojnë stimulimin e masave dhe aktiviteteve të reja në fushën e arsimit, ekonomisë, zhvillimit të inovacioneve dhe shkencës në përgjithësi”, shkruan ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke shtuar se përparsia vendimtare e kësaj strategjie është se zhvillohet në konsultim të vazhdueshëm me aktorët e interesuar si akademia, biznesi, institucionet qeveritare dhe sektori joqeveritarë.

Statusi i plotë i ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook:
“Sot shënojmë fillimit të fazës së tretë të përgatitjes së Strategjisë së Specializimit Inteligjent.
Më vjen mirë që së pari arritëm dhe kemi konsensus që përgatitja e një dokumenti të tillë është i nevojshme dhe me siguri që kjo punë tani po intensifikohet dhe janë përfshirë të gjithë aktorët social, ndërsa në periudhën e ardhshme me siguri që do të përfshihen edhe më shumë.

Qëllimi i Strategjisë së Specializimit Inteligjent është të ndërtohet qasje moderne ndaj zhvillimit ekonomik që do të bazohet në dituri, inovacion, duke lidhur shkencën dhe biznesin.
Kjo Strategji po jep efekt pozitiv në shumë vende anëtare të BE-së dhe konkluduam se edhe ne si vend kemi kapacitete për të përgatitur një dokument të tillë strategjik dhe për ta implemetuar atë, ne si ministri e Ekonomisë së bashku me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si bartëse e përgatitjes së kësaj Strategjie nën patronazhin e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike.

Strategjia për Specializim Inteligjent është një parakusht për shfrytëzimin e fondeve strukturore të BE-së, të cilat do të nënkuptojnë stimulimin e masave dhe aktiviteteve të reja në fushën e arsimit, ekonomisë, zhvillimit të inovacioneve dhe shkencës në përgjithësi.

Përparësi vendimtare është se zhvillohet në konsultim të vazhdueshëm me aktorët e interesuar si akademia, biznesi, institucionet qeveritare dhe sektori joqeveritarë.
Pra, jemi në një rrugë të mirë për të bërë një strategji afatgjatë të zhvillimit të vendit nga e cila nuk do të ketë lëshime në të ardhmen”, shkruan ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook

Baby Boo