Bekteshi: Shkalla e papunësisë ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 15.9%


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 15.9%.
Gjithashtu, papunësia është ulur me 4.8% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, kurse shkalla e punësimit në tre tremujorët e fundit ka shënuar rritje prej 1.5%, transmeton Pa Censurë.

Ja postimi i plotë i Bekteshit:
“Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 15.9%.
Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, papunësia është ulur me 4.8%.
Shkalla e punësimit në tre tremujorët e fundit ka shënuar rritje prej 1.5%” – ka shkruar ministri Bekteshi!

Baby Boo