Bekteshi: Qeveria ka diskutuar për dasmat, presim rekomandime nga Komisioni


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë ditës së djeshme, në mbledhjen e Qeverisë është diskutuar për organizimin e dasmave dhe llojeve të ndryshme të ahengjeve, por që ende nuk ka protokolle konkrete. Bekteshi tha se po bisedohet edhe për mënyrën e punës së hoteleve dhe shtoi se për momentin ende nuk ka të dhëna zyrtare në lidhje humbjet që kriza Covid-19 i ka shkaktuar këtij sektori.

“Kjo temë u diskutua dje në seancën qeveritare, ku ne udhëzuam ministrin e Shëndetësisë të dorëzon një propozim nga Komisioni për Sëmundje Infektive për miratimin e protokolleve të reja, veçanërisht për këto pjesë dhe këta sektorë. Ne presim që sot ose nesër më së voni të marrim propozimin dhe sigurisht që do t’i miratonim si Qeveri, duke pasur parasysh që hotelet nuk janë të mbyllura sipas vendimit të qeverisë. Sa i përket ambienteve hotelerike që organizojnë dasma, sigurisht që presim propozimet dhe sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Jam i bindur që jo deri në fund të vitit, por shumë më herët edhe ky sektor do të mund të funksionon”, tha mes tjerash Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Baby Boo