Bekteshi: Qeveria angazhohet për agjendë të gjelbër


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për media kanë publikuar të dhënat në lidhje me aktivitetet që janë dërmarrë nga institucionet përgjegjëse për importin e “mazutit të rre*zikshëm”.
Bekteshi ëshë shprehur se mjedisi i shëndetshëm jetësor, siguria dhe shëndeti i qytetarëve janë prioriteti më i madh i kësaj Qeverie dhe se ndaj këtyre çështjeve gjithmonë kanë vepruar dhe do të veprojnë me kujdes të madh.
Pas publikimit të storjes hulumtuese të Laboratorit Hulumtuese të Reporterëve – LHR, për gjetjet për importim të cilësisë së dyshimtë të mazutit, Qeveria mori vendim për të vepruar menjëherë dhe janë obliguar të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Ministrinë e Ekonomisë për t’i dorëzuar të gjitha informacionet në mënyrë që të fitohet një pasqyrë e qartë e gjendjes faktike – ka deklaruar ministri Bekteshi!

Bekteshi ka theksuar se tri javët e kaluara së bashku me zëvendëskryeministrin Nikollovski dhe me Drejtorinë Doganore, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor dhe Byronë për Metrologji është punuar intensivisht për të përcaktuar se cilat dhe çfarë lëshimesh janë bërë gjatë importit të mazutit dhe si Qeveri, por edhe si Ministri e Ekonomisë do të veprojnë edhe në periudhën e ardhshme në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet kur bëhet fjalë për import të derivateve të naftës.

Të gjitha gjetjet sot do t’i dorëzojmë deri te organet kompetente, respektivisht deri te Prokuroria Themelore Publike në mënyrë që të veprojë më tutje.
“Te kompnia Blu teknoloxhi është konstatuar se shitet mazut PPD, i cili si produkt nuk është deklaruar në Rregulloren për cilësi të lëndëve të lëngshme, për këtë arsye Inspektorati Shtetëror i Tregut ka shqiptuar vendim për ndalesë të përkohshme dhe lëshim në shitje të produktit. Te subjekti juridik SANS AD Shtip është konstatuar prodhim i mazutit nga gomat mbeturinë, për të cilat Inspektorati i Mjedisit Jetësor ka konstatuar se nuk i plotëson standardet për cilësi. Është shqiptuar ndalesë për punë dhe kërkesë për marrjen e lejes së integruar B.” – ka thënë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ai ka bërë të ditur se cilësia e derivateve të naftës që i përdorin qytetarët, por edhe kapacitetet industriale duhet të jenë patjetër në përputhje me standardet më të larta për siguri të produkteve.
Qeveria angazhohet për agjendë të gjelbër, agjendë kjo që sjellë jetë më cilësore të qytetarëve në vendin tonë. Gjithçka që bëjmë, është për qytetarët dhe për jetë më të mirë të tyre.
Jemi të vendosur që përmes kontrolleve intensive të evitojmë manipulime të mundshme me cilësinë e karburanteve që përdoren në vend.Në këtë mënyrë jo vetëm që do të mbrohen konsumatorët nga manipulimet me cilësinë e karburantit, por do të mbrohet edhe mjedisi jetësor.

Baby Boo