Bekteshi: Përkrahim investimet e gurbetqarëve; Lata: Investim i pastër i kapitalit, shtim i punësimeve


Kompanitë e suksesshme janë shembull se si me vullnet të mirë, në mënyrë ligjore mund të ngrihen biznese të suksesshme edhe në qytetet e vogla tha Bekteshi. Kreu i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, thotë se e vecanta e njërit prej këtyre investimeve, është numri i të punësuarve me arimim të lartë. Ai fton edhe dibranët e tjerë që jetojnë jashtë vendit, të investojnë në qytetin e tyre.
“Kisha mundësinë të njoftoj menaxhmentin e kompanisë “Slice” me masat e reja që ne si qeveri I kemi prezentuar në përkrahje të bizneseve të cilat menaxhohen nga të rinjtë. Është një investim nga një bashkëqytetar nga SHBA dhe në ligjin e ri kemi paraparë që kompanitë që themelohen nga gurbetçarët të ndihmohen me 10% më shumë se cdo kompani tjetër e huaj apo vendore ne RM”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
“Është investim nga SHBA-të prej dibranëve në shërbim të dibrës dhe për kominternën që vepron në SHBA. Më e reëndësishmja është numri I punëtorëve në të gjithë të tjerat ka përkufizim të të punësuarve kjo kompani shtohet për shtimin e numrit të tyre. Është aktivitet ekonimik ekskluzivisht në kuadër të arsimimit superior”, tha Ruzhdi Lata, kryetar i komunës së Dibrës.
Baby Boo