Bekteshi: Për momentin kemi vetëm një ofertë për Kodrën e Diellit


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u ka dhënë fund dilemave, se nga cili vend do të jetë investitori në Kodrën e Diellit. Nga Abu Dabi apo nga Evropa.
Ai tha, se për momentin është vetëm një ofertë dhe investitori është nga Evropa.

“Për momentin propozim kemi nga një kompani në kuadër të Bashkimit Evropian. Pra, është kompani që menaxhon edhe me qendra tjera në Bashkimin Evropian dhe në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian. Nuk kemi të drejtë të tregojmë emrin e kompanisë, për shkak se për momentin janë duke u bërë edhe negociata në kuadër të institucioneve përkatëse”, tha Bekteshi.

Kjo deklaratë vjen, pasi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se për Kodrën e Diellit ka folur në Abu Dabi, pasi siç tha, ka parë interesim për investim, me çka ngriti dilemën se investitori mund të jetë nga atje. Ndërkaq sot tha, se Kodrën e Diellit do ta marrë ai që ka ofertën më të mirë dhe se për këtë vend turistik ka folur kudo që ka shkuar.

Baby Boo