Bekteshi: Nuk përjashtohet mundësia për lidhje të Kodrës së Diellit me Brezovicën


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se investitori i Ski Qendrës në Kodrën e Diellit është nga Evropa dhe se nuk përjashtohet mundësia për lidhje të kësaj Qendre me Qendrën e “Brezovica” në Kosovë.

“Investitorët vijnë nga Evropa dhe kanë projekt i cili do të rishikohet dhe do të vendosim gjatë këtij viti. Mbetet mundësia për lidhje me Brezovicën, t’i lidhim ty ski qendrat. Ne tashmë kemi dërguar letër deri tek Qeveria e Kosovës. Nëse ana kosovare paraqet interes, gjithsesi se këtë ofertë së bashku do ta prezantojmë para investitorëve potencial.”, tha mes tjerash ministri Bekteshi.

Baby Boo