Bekteshi: Një strategji moderne industriale për Republikën e Maqedonisë


Në përfundimin e projekti të suksesshëm, “Revizioni i Politikës Industriale 2009-2020”, i cili u realizua gjatë këtij viti, u financua nga Delegacioni i BE-së dhe u zbatua nga Ministria e Ekonomisë, sot u prezantua edhe Strategjia industriale si një dokument i ri i rëndësishëm që rezultoi nga ky projekt.

Strategjia është në përputhje me parimet e praktikave të mira evropiane dhe është një bazë kyçe ekonomike për vendin në negociatat për pranim në BE.

“Fokusi i strategjisë është në sektorin e prodhimit, ndërsa në dokument janë të integruara masat e Planit për rritjen ekonomike dhe janë propozuar masa të reja, pasi sektori i bizneset dhe zhvillimi i tij është gjithmonë në fokusin tonë”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik  Bektashi në fjalimin e tij në ngjarjen ku u prezantuan komponentët e projektit, rezultati kryesor i të cilit ishte një pasqyrë e politikës aktuale industriale dhe përgatitja e një strategjie moderne industriale deri në vitin 2027 dhe një plan veprimi deri në vitin 2020.

Për të ilustruar rëndësinë e sektorit industrial ministri Bekteshi përmendi se industria përpunuese në Republikën e Maqedonisë ka një rëndësi të madhe dhe përbën 12.2 për qind të PBV-së (2016), punëson 19 për qind dhe llogariten për 10 për qind të numrit të kompanive aktive, shumica e eksporteve ose 87 për qind e eksporteve janë krijuar nga kompanitë në industri. Pothuajse 40 për qind e totalit të investimeve të huaja në vend janë në industrinë përpunuese, nga të cilat 75 për qind janë të përqendruara në tre sektorë: transport dhe pajisje; materialet themelore dhe të përpunuara dhe përpunimin e ushqimit.

Në sektorin industrial përmendi se industria e prodhimit në vend është i një rëndësie të madhe dhe përbën 12.2 për qind të PBB-së (2016), punëson 19 për qind dhe merr pjesë me 10 për qind të numrit të kompanive aktive, ndërsa pjesa më e madhe e eksporteve ose 87 për qind e eksporteve, krijohet nga kompanitë që vijnë nga industria. Pothuajse 40 për qind e totalit të investimeve të huaja në vend janë në industrinë përpunuese, nga të cilat 75 për qind janë të përqendruara në tre sektorë: transport dhe pajisje; materialet themelore dhe të përpunuara dhe përpunimi i ushqimit.

“Qëllimi i Strategjisë Industriale është të promovojë industrializimin duke stimuluar rritjen dhe zhvillimin e sektorit të prodhimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të rritet produktiviteti, do të krijohen vende të reja pune, do të rriten të ardhurat  dhe dhe do të rritet kapitali njerëzor”,  tha Bekteshi .

Strategjia ka pesë qëllime, përkatësisht: përforcimin e bazës së industrisë përpunuese; rritjen e produktivitetit në prodhim, inovacionet dhe transferimin e teknologjisë, nxitjen e eksportit të prodhimit; ndërtimin e një sektori edukativo-prodhues.

Ekziston një shpjegim i fortë për vënien e fokusit në sektorin përpunues. Kjo është në përputhje me Planin e ri për rritje ekonomike të qeverisë, i cili në pesë vitet në vijim do të ndajë fonde shtetërore për sektorin e prodhimit në vlerë prej 150 milionë euro, si dhe përpjekjeve të mëdha të bëra për tërheqjen e suksesshme të investimeve të huaja direkte në zonat për zhvillim teknologjik dhe industrial, me çka u ngrit profili dhe imazhi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa në të njëjtën kohë kundërshtoi trendin e deindustrializimit, që vërehet në vendet fqinje.

Sipas Shefit të Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Nikola Bertolini, çfarë ka bërë shteti për dhjetë vitet e fundit nuk ishte e mirë.

“Nuk do të ketë konkurrencë me subvencione. Subvencionet tërheqin ekonominë poshtë. Konkurrenca fillon të rritet, kur biznesit mbështetet në themele të forta”, tha ai, duke vënë në dukje se një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet ekonomia e Maqedonisë është mungesa e stafit të ri të trajnuar në mënyrë adekuate , duke shtuar se strategjia industriale që doli nga projekti, është një pikënisje e mirë .

Sofçe Jovanovska, këshilltare në Kabinetin e Zëvendës Kryeministrit Koço Angjushev theksoi se kompanitë e Maqedonisë në qoftë se duan të sigurojnë rritjen, ata me doemos duhet të eksportojnë.

Përveç strategjisë, është përgatitur një Plan Veprimi për periudhën 2018-2020. Përndryshe, projekti ” Revizioni i Politikës Industriale 2009-2020″ u zbatua nga Ministria e Ekonomisë përmes Pinto Consulting GmbH, pjesë e konsorciumit Pohl Consulting.

Baby Boo