Bekteshi: “Ngrirje edhe në çmimet e orizit, vezëve dhe pastave”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme Qeveria ka sjellur vendim për zgjerimin e listës së produkteve për të cilat do të vlejnë çmimet që janë aplikuar me 1 dhjetor 2021 në tregtinë me pakicë dhe shumicë.

Baby Boo

“Lista është zgjeruar me tre produkte të reja ushqimore bazë, oriz, vezë dhe pasta.” njoftoi Bekteshi.
Sipas tij, ky vendim synon të parandalojë rritjet e mundshme të çmimeve të këtyre produkteve bazë, të cilat, si produktet e tjera ushqimore bazë, përdoren gjerësisht në ushqyerjen e popullatës.

“Përjashtohen çmimet e zbritjes së përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021. Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022.” thuhet më tej në njoftim.