Bekteshi: Ndalimi i eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit vazhdohet deri më 15 maj 2022


Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria në seancën e sotme vendosi që të vazhdohet masa e ndalimit të eksportit të disa llojeve të drithërave dhe vajit të lulediellit edhe për 30 ditët e ardhshme pra deri më 15 maj 2022. Në përputhje me këtë Vendim, në 30 ditët e ardhshme (deri më 15 maj 2022) do të ketë ndalesë për eksportin e: grurit, elbit, misrit, miellit nga gruri, farat e lulediellit – përfshirë ato të thyera apo të grimcuara, vajrat e farave të lulediellit, farat e shafranit apo panjeve dhe fraksionet e tyre, nëse janë apo jo të rafinuara por të pa modifikuara kimikisht, të lulediellit.

Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar Vendim për heqjen e tarifës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim deri më 31 maj 2022.

“Nevoja për të vazhduar ndalimin e eksportit edhe për 30 ditët e ardhshme pas 15 prill 2022 deri më 15 maj 2022, si dhe heqjen e tarifës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim deri më 31 maj 2022 është ruajtja e situatës aktuale në tregun vendas nga mundësia e shqetësimeve serioze për shkak të mungesës së mallrave të nevojshme për prodhim, përpunim dhe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, deri në korrjen e re, si dhe një nxitje shtesë për të ruajtur ofertën në tregun e brendshëm nga rritja e çmimeve” shkruan ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Facebook.

Baby Boo