Bekteshi: Miell ka më shumë se sa duhet për tregun vendorë


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot vizitoi mullirin “Kokrrа e Artë” në Poroj të Tetovës nga edhe ku siguroj të gjithë qytetarët se ka sasi të mjaftueshme të miellit në vend dhe se çmimet e produkteve bazë do të ulen si rezultat i vendimeve të mara nga ana e Qeverisë.
Bekteshi gjithashtu njoftoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren për të inspektuar nga afër se si po zbatohen vendimet e Qeverisë.
Sot е vizitova mullirin “Kokrrа e Artë” në Poroj të Tetovës, një nga eksportuesit më të mëdhenjë të miellit në vend dhe aktualisht sipas Vendimit të fundit për ndalimin e eksportit të disa drithërave, miellit dhe vajit për gatim tani shet vetëm në tregun e brendshëm.
Dua t’i siguroj qytetarët se kemi sasi të mjaftueshme të miellit në mullinjtë vendorë dhe çmimet e produkteve ushqimore bazë në periudhën e ardhshme do të ulen si rezultat i vendimeve të Qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve nga goditjet e çmimeve.
Gjithashtu, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) janë terren për zbatimin e Vendimeve të Qeverisë dhe sipas raportit të javës së kaluar tashmë janë shqiptuar gjoba për tregtarët që nuk i kanë respektuar vendimet, deklaroi Bekteshi.

Baby Boo