Bekteshi: Lokalet të punojnë edhe pas orës 22:00, të mund të ulen më shumë persona që nuk janë të së njajtës familje


Kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë është që lokalet të punojnë edhe pas orës 22:00 si dhe në tavolinë të mund të ulen më shumë persona që nuk janë të së njëjtës familje. Për këtë propozim ministri Kreshnik Bekteshi tha se do të presim deri në seancën e ardhshme të Qeverisë për të parë se çfarë do të vendoset. Ndërsa shtoi se disa protokolle tashmë janë pranuar nga Qeveria, ndër to edhe protokollet për hotele.

“Sa i përket protokolleve tashmë disa prtotokolle janë miratuar nga Qeveria, me propozim të Komisonit për Sëmundje Infektive. Sa i përket protokollit për hotele që sipas informacioneve të mia është publikuar dhe i njejti protokoll është që u soll me miratim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Odës Ekonomike, gjatë javës së kaluar kur kishim takim. Kurse sa i përket kërkesës shtesë për objektet hotelierike të punojnë edhe pas orës 22:00, gjatë ditës së sotme do të diskutoj Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Ne si ministri e Ekonomisë, përmes ministri të Shëndetësisë kemi dorëzuar kërkesë të tillë dhe do të presim deri në seancën e ardhshme të Qeverisë, që të shohim se cili do të jetë propozimi i Komisonit për Sëmundje Infektive dhe sigurisht që të gjitha palat e tanguara do ti informojmë në kohë”, ka deklaruar Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë./SHENJA

Baby Boo