Bekteshi: “Kujdes rritja e numrit të të infektuarve kritike, do të sjell deri tek masat restriktive”


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka shkruar një postim në rrjetin e tij social në Facebook ku thotë se duhet të bëjmë kujdes pasi që ditëve të fundit është situatë shumë shqetësuese sepse janë rritur rastet me COVID-19. Kjo situatë mund të na rikthejnë masat restrektive dhe është një dëm i madh për ekonominë e vendit tonë, ka thënë Bekteshi në Facebook.

Ai gjithashtu apeloi edhe deri tek qytetarët që të vaksionohen në mënyrë që ta ruajmë shëndetetin dhe ekonominë e vendit në përgjithësi. / Pa Censurë
Ky është postimi i plotë i ministrit Bekteshi në Facebook:

KUJDES!
Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 këtë periudhë është me të vërtetë shqetësuese, që mund të na rikthej deri në një situatë ku duhet të marrim masa restriktive, e të cilat padyshim se do të ishin në dëm të ekonomisë në vendin tonë.
Andaj, apeloj tek të gjithë qytetarët që fillimisht të vaksinohen dhe veçanërisht te sektori i gastronomisë që të zbatojnë protokollet gjatë veprimtarisë së tyre, kështu do ta ruajmë shëndetin, por edhe ekonominë në përgjithësi!

Baby Boo