Bekteshi, kemi siguruar gaz natyror deri në fund të muajit


Sigurohet gaz natyror deri më 15 prill, kur përfundon sezoni i ngrohjes në Shkup, ndërsa Makpetrol na ka njoftuar se deri në fund të prillit ka sasi të dakorduara dhe tashmë të paguara të gazit natyror, informoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Lidhur me kërkesën e mundshme të Rusisë që vendi të paguajë gazin natyror në rubla, Bekteshi tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Bankën Popullore dhe Bankën Qendrore Evropiane, pasi që nga fillimi i marsit rubla nuk është më e përfaqësuar në kurset e këmbimit në vend.

“Ne konsultohemi rregullisht me Bankën Popullore dhe Bankën Qendrore Evropiane se si do të zhvillohet situata nga maji e tutje. Ne po marrim të gjitha masat dhe qytetarët nuk do të kenë asnjë problem në rast se nuk do të kemi furnizim me gaz natyror nga muaji maj e tutje”, tha Bekteshi në përgjigje të një pyetjeje në konferencën e sotme për shtyp.

Baby Boo