Bekteshi: “Kemi mjaftueshëm rezerva! S’ka kufizime në furnizim me derivate të naftës”


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka komentuar reagimet e shumta në publik se në pompat e benzinës në Maqedoninë e Veriut ka kufizime në furnizim me derivate të naftës.
Bekteshi thotë se nuk do të ketë kufizime në furnizim me derivate të naftës dhe se shteti dhe tregtarët kanë mjaftueshëm rezerva.

“Nuk ka krizë për furnizimin me naftë dhe derivate të naftës. Ka mjaftueshëm rezerva edhe tek tregtarët edhe në rezervat shtetërore të mallrave. Mos të bëhet panik tek qytetarët se do të kenë kufizime për naftën dhe derivate të naftës”, tha në intervistën për Sitel, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Baby Boo