Bekteshi jep lajmin e madh: Produktet e RMV-së do të eksportohen në tregun ukrainas pa taksa dhe me doganë të ulët


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se produktet maqedonase do të eksportohen në tregun ukrainas pa taksa dhe me doganë të ulët.
Bekteshi së bashku me Zëvendës Ministrin për zhvillim ekonomik, tregti dhe bujqësi të Ukrainës, Taras Kaçka, kanë kryesuar Seancën e Tretë të Komisionit Ndërqeveritar sipas Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Ukrainës për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Ai është shprehur se dëshira e përbashkët është forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh ekonomik midis dy vendeve.
“Produktet maqedonase do të eksportohen në tregun ukrainas pa taksa dhe me doganë të ulët.

Sot, së bashku me Zëvendës Ministrin për zhvillim ekonomik, tregti dhe bujqësi të Ukrainës, Taras Kaçka, kryesuam Seancën e Tretë të Komisionit Ndërqeveritar sipas Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Ukrainës për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Dëshira jonë e përbashkët është forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh ekonomik midis dy vendeve.
U dakorduam për mundësi të reja për një liberalizim më të madh tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Miqësia tradicionale midis dy vendeve është një parakusht dhe një bazë e qëndrueshme që bashkëpunimi të vazhdojë me një trend pozitiv në periudhën e ardhshme në të gjitha fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në planin ekonomik.

Në dy vitet e fundit, konkretisht para periudhës së pandemisë, ne arritëm t’u siguronim qytetarëve të të dy vendeve një regjim pa viza për qëndrim afatshkurtër prej 90 ditësh, fluturim direkt Kiev-Shkup dhe anasjelltas, si dhe binjakëzim të shtatë komunave nga Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.
Kjo intensifikon bashkëpunimin e përgjithshëm, duke lehtësuar lidhjet e biznesit dhe kontaktet midis dy vendeve, si dhe zhvillimin e turizmit” – ka shkruar Bekteshi.

Baby Boo