Bekteshi: Gazi nga Azerbejxhani do të arrijë edhe në tregun tonë


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në takimi e 8-të ministror të Këshillit Këshillëdhënës të Korridorit Jugor të gazit që po mbahet në Baku të Azerbejxhanit, në një status në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se nga mesi i këtij viti do të fillojë ndërtimi I interkonektorit për ndërlidhje të gazit me Greqinë me të cilët do të ndërlidhet edhe Maqedonia e Veriut, në këtë mënyrë gazi nga Azerbejxhani do të mbërrijë edhe në tregun tonë. Ministri Bekteshi mes tjerash ka shkruar se për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ndërtimi i sistemit nacional gazsjellës dhe ndërlidhja e me sistemet rajonale gazsjelëse si dhe ndërimi i sistemeve shpërndarëse është një nga prioritetet në fushën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike.

“Lidhja ndërkombëtare dhe diversifikimi në furnizim është prioriteti ynë, me interkonektorin për lidhjen e gazit me Greqinë, gazi nga Azerbajxhani do të arrijë edhe në tregun tone.
👉Në takimin e 8-të ministror të Këshillit Këshilldhënës të Koridorit Jugor të Gazit që po mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, në Baku, në prezencë të zyrtarëve të lartë të SHBA-së, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kroacisë, Italisë, Hungarisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Turqisë, Turkmenistanit dhe Greqisë si dhe komisionarit tëi BE-së për Energjetikë Kadri Simpson, eurokomisionarit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Bisedime për Zgjerim Oliver Varheji diskutuam për planet për të zgjeruar furnizimet me gaz në Evropë dhe në Ballkan.
👉Nga mesi i këtij viti, do të fillojë ndërtimi i interkonektorit për ndërlidhje të gazit me Greqinë, me çka Maqedonia e Veriut do të ndërlidhet me Korridorin jugor të gazit, në këtë mënyrë gazi nga Azerbajxhani do të mbërrijë edhe në tregun tonë.
👉Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërtimi i sistemit nacional gazsjellës, ndërlidhja e tij me sistemet rajonale gazsjellëse, si dhe ndërtimi i sistemeve shpërndarëse të gazit natyror është një nga prioritetet në fushën e ndërtimit të infrastrukturës energjitike.
👉Së bashku me kompaninë tonë “Resurse Energjetike Nacionale” jemi duke punuar tashmë në rrumbullakimin e projekteve për ndërtimin e interkonektorit për ndërlidhje me gaz me fqinjët tanë veriorë, Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar në Facebook, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Baby Boo